CH-Ballkani

“Baushtellë: Balkan Temple”, një projekt artistik që shtron pyetje ekzisenciale

Projekti që u prezantua në Cyrih do të zhvillohet gjatë shtatorit në Prishtinë, Beograd dhe Cyrih, qytete këto në të cilat gjatë shtatorit do të ketë programe artistike

„Prishtinë, mon Amour” ka qenë fillesa. Një projekt që artisti i ri zviceran Tobias Bienz bashkë me Rina Kikën dhe Astrit Ismailin e kishte zhvilluar para pak vitesh në Prishtinë, Kosovë. Aty ai e ka marrë frymëzimin dhe motivin për një projekt tjetër, më të madh, atë “Baushtellë: Balkan Temple” me pyetjen retorike që e shoqëron: “Në çka beson ti”, i cili sapo ka filluar nga realizimi.

që do të zgjasin nga gjashtë orë.

Por kësaj do t`i paraprijë faza hulumtuese, në të cilën nga dhjetë artistë të zgjedhur të këtyre tri qyteteve do të kalojnë nga dy javë në qytetet e njëri-tjetrit, ku do t`i përpunojnë gjegjësisht filtrojnë idetë për programin final.

Cyrihu do te jetë mikpritës i këtyre artistëve nga 13 deri më 25 korrik. Në aktivitetet që do të zhvillohen në qendrën e njohur kulturore “Rote Fabrik” artistët dhe vizitorët, përmes debateve, ekspozitave, performancave, koncerteve etj. do të ballafaqohen me pyetjen bazë të projektit “Në çka beson ti”. Do të ftohen edhe filozofë, shkrimtarë, klerikë të të gjitha religjioneve për t`iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

Të martën në ambientet e kishës shumë të njohur “Fraumünster”, në qytetin e vjetër të Cyrihut, ekipi iniciues ka bërë prezantimin e projektit. Njëkohësisht ai është njohur me kishën, e cila do të jetë hapësira në ku do të zhvillohet aktiviteti më 19 shator për pjesën zvicerane të projektit.

Po prej nga i ka ardhur emrit të këtij projekti trajta shqip “Baushtellë” (kantier ndërtimi) e fjalës gjermane “Baustelle”? Bienz, i cili në kuadrin e projektit “Prishtinë: Mon Amour” gjatë vitit 2012 ka kaluar një kohë jo të shkurtë në Kosovë, na thotë se kjo vjen nga ajo periudhë. “Unë qëndroja në Prishtinë dhe duke folur për punën që bënim, projektin, përdorej fjala gjermane “Baustelle”. Atëherë prishtinasit ma kthenin: aha, `Baushtellë` duke më bërë të kuptoj se kjo fjalë njihej dhe përdorej mjaft dendur edhe atje. Kështu, titulli i projektit ishte i siguruar”, thotë Bienz.

Por ajo që ende nuk është siguruar është mbështetja financiare e projektit. “Është siguruar vetëm një pjesë”, thotë Bienz për albinfo.ch. “Ende nuk është as gjysma. Ka ende shumë punë në këtë drejtim. Deri tash na ka përkrahur qyteti i Cyrihut, Kantoni i Cyrihut, Migrosi, “Rote Fabrik” etj”.

Rina Kika, e ka mbaruar një master të juridikut në Cyrih, ku ka qëndruar dy vite. Atë e takojmë në hyrje të kishës Fraumünster të Cyrihut, ku me mikpritësit e flet një gjermanishte të rrjedhshme, krahas anglishtes, u mor vesh. Bazën e gjermanishtes thotë se e ka marrë nga televizioni ndërsa atë e ka perfeksionuar gjatë studimeve në Zvicër. Rina, krahas Arbër Salihut, muzicient, është udhëheqëse e ekipit të Prishtinës për projektin “Baushtellë: Balkan temple”.

“Projekti do të zhvillohet gjatë verës. Para kësaj kemi periudhën e hulumtimit për dhjetë ditë me evente që do të zhvillohen në Prishtinë. Bëhet fjalë për ngjarje të ndryshme kulturore: koncerte muzikore, ekspozita, performanca etj, të gjitha në rrugë, në qiellin e hapur”, thotë Rina për albinfo.ch.

Të gjitha aktivitetet artistike lidhen me pyetjen tematike: Në çka beson ti? I gjithë qyteti i Prishtinës në një mënyrë do të ballafaqohet me këtë pyetje. Aktivitetet janë pa pagesë dhe do të zhvillohen nën qiellin e hapur. Unë dhe Arbri kemi marrë detyrat për ta organizuar, gjegjësisht për të ngritur grupin prej 5 anëtarëve që do të bëjë përzgjedhjen e dhjetë artistëve të cilët do të udhëtojnë në Beograd dhe në Cyrih.

Atyre u bashkëngjiten 50 artistë të cilët performojnë vetëm në Prishtinë. Kemi marrë lejen për shfrytëzimin e kampusit të Universitetit të Prishtinës, gjegjësisht pjesës rreth Bibliotekës Kombëtare, Fakultetit Filozofik e Galerisë së Arteve. E kemi edhe një ekip të arkitekteve (Only green, Gjilan) që ka bërë projektin e instalacioneve në hapësirë”.

Lidhur me fondet, pjesën më të madhe e sigurojnë institucionet zvicerane, thotë z.Kika. “Por, kemi aplikuar edhe në institucionet tona. Veç tjerash edhe në Ministrinë e Kulturës dhe në komunën e Prishtinës, ku jemi pritur edhe nga kryetar i saj. Shpend Ahmeti. Ende jemi në pritje…”, shton ajo.

Sidoqoftë, aplikimi për pjesëmarrje në projekt është i hapur, i inkurajoj të gjithë ata që duan të marrin pjesë ose të kontribuojnë në ndonjë mënyrë”, shprehet Rina Kika, bashkëdrejtuese e projektit.

 

Koincidencë e bukur

Në trotuarin rreth kishës Fraumünster, qendrës ku do të zhvillohen aktivitetet e projektit “Baushtellë: Balkan Teemple” ndodhet pllaka përkujtimore prej guri, me të cilën Kosova e falënderon Zvicrën për ndihmën e dhënë para, gjatë dhe pas luftës.