Sport

Bayern për Shaqirin -deri në 16 milionë franga!

Me këtë shumë, Shaqiri do të bëhej futbollisti i Zvicrës që është shitur më së shtrenjti në të gjitha kohët

Nëse nuk ndodh diçka e papritur, Xherdan Shaqiri në fund të javës do të nënshkruajë kontratën me Bajernin. Kontrata do të jetë e vlefshme për katër vitet e ardshme, ndërsa, sipas informacioneve të blick.ch, ajo do të jetë “e rëndë” në mes të 14.5 milionë dhe 16 milionë franga.

Me këtë shumë, Shaqiri do të bëhej futbollisti i Zvicrës që është shitur më së shtrenjti deri më tash. Çmimi më i lartë deri më tash për një futbollist zviceran (që është shitur drejtpërdrejt nga klubet zvicerane) është paguar për Patrick Müller-in, i cili në vitin 2000 është shitur nga GC në Lyon për 12.75 milionë franga.

Shaqiri do të mund të fitojë edhe më shumë, nëse në vitet e ardhshme do të fitojë titullin e bundesligës me FC Bajernin.