Sport

Bayerni e kërkon Xhakën

Skuadra e madhe gjermane, Bayern Munich është vënë pas Granit Xhakës për të zëvendësuar Xabi Alonson

Një klub i madh pas një futbollisti të madh. Klubi i Bayern Munichut po e kërkon Granit Xhakën si zëvendësues të Xabi Alonsos, i cili do të pensionohet në fund të këtij sezoni.

 

Këtë e ka zbuluar ish-përzgjedhësi i Zvicrës dhe ish-trajneri i Bayernit, Ottmar Hitzfeld, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

 

Xhaka gjatë verës së kaluar u transferua nga Borussia Moenchengladbach në Arsenal për rreth 45 milionë euro.

 

“Sigurisht se Xhaka është në radarin e Bayernit. Graniti gjithmonë është një temë për klubet e mëdha dhe ai ende është duke u përmirësuar shumë në lojë”, ka thënë trajneri gjerman.