Manifestime
Bazeli, nikoqir i festivalit shqiptaro-zviceran të filmit të shkurtër
Në edicionin e sivjetmë në festival do të paraqiten shtatë filma të autorëve shqiptarë
Më 4 dhe 5 dhjetor Bazeli do të jetë nikoqir për të katërtën herë i festivalit të filmit në Zvicër në metrazh të shkurtër. Në festivalin shqiptaro-zviceran “SwiKos” do të garojnë 14 autorë nga Kosova, Maqedonia, Zvicra, Holanda dhe Gjermania.
Drejtori i këtij festivali, Florim Brajshori, për mediet e Kosovës ka thënë se në edicionin e sivjetmë të festivalit do të ndahen pesë çmime, ndërsa juria do të jetë e përbërë nga profesionistë. Sipas Brajshorit, qëllimi i festivalit është plasimi i kulturës shqiptare në Zvicër dhe rritja e bashkëpunimit midis krijuesve nga Kosova dhe Zvicra.
Ndërsa drejtori artistik i festivalit, Ilir Kabashi ka thënë se për çdo vit po rritet cilësia e filmave që po shfaqen në “SwiKos”.
Në edicionin e sivjetmë në festival do të paraqiten shtatë filma të autorëve shqiptarë. “In Memoriam” i regjisorit Ilirjan Himaj, “E kuqja” nga Gazmend Nela dhe “Tri ditare” të regjistorit Faton Bajraktari, janë filma të regjisorëve nga Kosova. Ndërsa në konkurrencë do të jenë edhe filmi “Vdekja nga ngufatja” e regjisorit Visar Morina, “Ilirjana” i Ernest Mehollit, “Kthimi” i Kastriot Abdylit dhe filmi “Për ters, atë çast” i regjisorit Gentian Koci.
Ndryshe, fitues i edicionit të kaluar të festivalit ishte filmi “Matanë lumit” të regjisorit nga Kosova Ilirjan HImaj.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe