Jeta në Zvicër

Bazeli, qyteti më i sigurt në Evropë

Në vendin e parë në Evropë, si qyteti më i sigurt është Bazeli, duke u pasuar nga Berna, Munihu i Gjermanisë, Cyrihu, e kështu me radhë

Zvicra është një nga qytetet me më pak krime në Evropë dhe botë, e rrjedhimisht nga kjo edhe qytetet e saj janë të sigurta, shkruan albinfo.ch.

Sipas indeksit të krimit të Numbeo, një nga bazat më të mëdha të të dhënave në botë, tri nga katër qytetet më të sigurta në Evropë, ndodhen në Zvicër.

Në vendin e parë në Evropë, si qyteti më i sigurt është Bazeli, duke u pasuar nga Berna, Munihu i Gjermanisë, Cyrihu, e kështu me radhë.

Derisa Bazeli është në vendin e parë më të sigurt në Evropë, në renditjen botërore renditet i treti pas Abu Dabit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Dohës së Katarit.

Tirana ndodhet në vendin e 209-të në botë, duke u klasifikuar si një qytet mjaft i sigurt dhe ku nuk ndodhin shumë krime.

Indeksi i Krimit, sipas Numbeos, është një vlerësim i nivelit të përgjithshëm të krimit në një qytet apo një shtet të caktuar.