Sporti
“BBC” shkruan për kampionin e Kosovës
Tri nga pesë skuadrat me të cilat mund të takohet Trepça ’89 janë New Saints nga Uellsi, Linfield nga Irlanda Veriore dhe Vikingur nga Ishujt Faroe

Trepça ’89 muajin e ardhshëm do të bëhet skuadra e parë kosovare që do të luajë në garat evropiane, pasi që do të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, më 27/28 qershor, shkruan “BBC”, përcjell albinfo.ch.
Skuadra nga Mitrovica është njëra nga katër skuadrat që është licencuar nga UEFA. Kosova është pranuar në maj të vitit 2016 në UEFA, por Feronikeli dhe Prishtina, nuk morën pjesë, pasi nuk u licencuan.
Gjithashtu edhe fituesi i Kupës ose vendi i dytë do të marrin pjesë në kualifikimet për Ligën e Evropës.
Shorti për kualifikimet në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës do të hidhet më 19 qershor, kurse ndeshjet e para do të zhvillohen një javë më vonë.
Tri nga pesë skuadrat me të cilat mund të takohet Trepça ’89 janë New Saints nga Uellsi, Linfield nga Irlanda Veriore dhe Vikingur nga Ishujt Faroe.
Të tjera nga Sporti
E-Diaspora
-
Nordrhein-Westfalen
Kosovarët të katërtit për natyralizime Kosovarët ndodhen në vendin e katër për natyralizime në landin gjerman Nordrhein-Westfalen, pas turqve, britanikëve dhe...
-
Gjermani
Shqiptari rrahu për vdekje sirianin, Prokuroria kërkon mbi 5 vjet burg
-
Qendrat fetare në Çikago, vatra të kulturës shqiptare
-
Arrestohet një person 23-vjeçar me afër dy kilogramë kokainë
-
PFULLINGEN
Leksion mbi Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Gjatë vitit 2017
Përgjysmim i rasteve të ekstremizmit islamik në ushtrinë e Zvicrës Në vitin 2017 është shënuar për herë të parë pas disa vitesh (nga viti 2013) ulje...
-
Delegacioni arsimor nga Kosova merr mësime nga sistemi arsimor i Zvicrës
-
Lucern
Shtetasi nga Maqedonia paditet për ngacmim seksual dhe tentim përdhunimi
-
Nga 1 qershori, në Zvicër zbriten çmimet e biletave të trenit
-
Shqiptari “fluturon” nëpër autostradë me 209 kilometra në orë për të parë ndeshje futbolli