Maqedonia

BDI-ja fton diasporës të votojë në referendum

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate për media i ka bërë thirrje diasporës nga Maqedonia që ta shfrytëzojë të drejtën e votës, duke u regjistruar në referendum. BDI-ja ka ftuar ata që të bëhen pjesë e, siç ka thënë, “ndërtimit të ëndrrës së përbashkët për një Maqedoni plotësisht të integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian”.

“Duke marrë parasysh se një numër i madh i mërgimtarëve këto ditë gjenden në vendlindje, ju njoftojmë që të drejtën e regjistrimit mund ta realizojnë edhe në mënyrë elektronike në uebfaqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri më 23 gusht: https://dijaspora.sec.mk/Default.aspx.

Gjithashtu, ftojmë mërgimtarët e nderuar, të cilët nuk do të regjistrohen për të votuar në diasporë, të vijnë dhe ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në Maqedoni më 30 shtator”, thuhet në njoftimin e kësaj partie, përcjell albinfo.ch.