Bota

BE dënon Çekinë, Hungarinë dhe Poloninë për mospranim të refugjatëve

Komisioni Evropian ka treguar në një deklaratë se në mënyrë të përsëritur ka ftuar vende në fjalë për të vendosur refugjatët në vendet e tyre.

Bashkimi Evropian vendosi sot për të filluar procedurat ligjore kundër Republikës së Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë për shkak të refuzimit të refugjatëve brenda BE-së në bazë të planit të detyrueshëm për shpërndarjen e tyre.

Komisioni Evropian ka treguar në një deklaratë se në mënyrë të përsëritur ka ftuar vende në fjalë për të vendosur refugjatët në vendet e tyre.

Komisioni tha se këto vende nuk bënë asgjë dhe se “kishin shkelur detyrimet e tyre ligjore”, prandaj Komisioni vendosi për të filluar procedurat rreth shkeljes”.

Planin për të pranuar 160 mijë refugjatë, të cilët janë në Itali dhe Greqi, nëpër vende të tjera evropiane për një periudhë prej dy vjetësh, BE-ja e ka miratuar në shtator 2015.

Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia deri sot nuk kanë ndryshuar qëndrimin. Këto vendet nuk kanë dashur të pranojnë refugjatë sipas sistemit të rënë dakord të kuotave.