Bota

BE-ja nuk do të ketë ushtrinë e vet

Federica Mogherini ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është një bashkim ushtarak dhe kurrë nuk do të krijojë ushtrinë e vet

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, është shprehur sot se Bashkimi Evropian kurrë nuk do të ketë ushtrinë e vet.

“BE nuk do të krijojë ushtrinë e vet. BE nuk është një bashkim ushtarak dhe nuk do të jetë kurrë”, deklaroi Mogherini nga Sllovenia.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian nuk do të financojë ndërhyrjet ushtarake, por do të fokusohet në masat parandaluese.

Në të njëjtën kohë, ajo i kërkoi Koresë së Veriut të ushtrojë presion dhe të mbështesë ndërhyrjen ushtarake, përcjell albinfo.ch.