Bota
BE po shqyrton argumentet e Italisë për migracionin
Bashkimi Europian është duke shqyrtuar argumentet e Italisë në lidhje me migrantët ilagal.
Pozicionimet e ashpra të Italisë mbi migracionin po arrijnë të japin efekte në Bashkimin Europian.
Kryeministri italian Giuseppe Conte, ka deklaruar në lidhje me këtë rast pas një këmbimi të letrave me Brukselin.
Kryeministri italian, ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, një kopje të një letre nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në të cilën shkruhej përgjigja r njërës nga letrat që Conte i kishte dërguar atij dhe presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk në fillim të kësaj jave, shkruan Albinfo.ch.
“Juncker ‘de facto’ pranon se migracioni është një sfidë europiane, ku preken të gjithë 28 vendet dhe që për pasojë kërkon një zgjidhje europian dhe jo vetëm nga nje vend”, thotë Conte.
Sipas Shefit të Komisionit të Bashkimit Europian do të shqyrtohen sygjerimet e kryeministrit italian për t’u koordinuar mes shteteve anëtare të BE-së për të ndarë barrën e migrantëve që vijnë nga deti.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?