Bota

BE ua lejon Gjermanisë dhe Suedisë kontrollet në kufij

Komisioni i BE-së ka vendosur që Gjermanisë dhe Suedisë t`ua lejojë ushtrimin e kontrollimit në vendkalimet e tyre kufitare. Bëhet fjalë për një leje të kufizuar në kohë. Autoritetet e BE-së në Bruksel duke lëshuar këtë leje kanë thënë të premten se ajo është në harmoni me rregullat e Marrëveshjes së Shengenit, shkruan nzz.ch.

Rregullat parashohin se shtetet nënshkruese në rast të rrezikut që i kanoset  sigurisë publike në vendet përkatëse, mund të vendosin kontrollin e kufijve.

Suedia ka futur kontrollimin e kufijve të saj të enjten për të ndaluar fluksin e refugjatëve. Ndërsa Gjermania po këtë gjë e ka bërë qysh nga 13 shtatori, transmeton albinfo.ch. Qeveria Federale e Gjermanisë tashmë i ka bërë një kërkesë autoriteteve të BE-së për të zgjatur periudhën e lejuar prej dy muajsh të lejimit të kontrollimeve në kufij.

Koha maksimale e lejuar e regjimit të kontrollimit të kufijve të shteteve të Shengenit është gjashtë muaj.