Fun

Bebe Rexha, në mesin e 100 artistëve të vitit

Bebe Rexha ndodhet në vendin e 92-të në listën e ‘Billboard’. Në vendin e parë ndodhet Adele, kurse në top-10 janë edhe këngëtarët e famshëm, Justin Biber, Beyonce, Rihanna e Cold Play

Njëra nga portalet më të mëdha për muzikë në Amerikë, ‘Billboard’ ka publikuar listën e top 100 artistëve të vitit 2016, dhe pjesë e saj është edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, raporton albinfo.ch.

 

Këngëtarja shqiptare ka pasur disa suksese këtë vit, kurse sukseseve të vitit 2016 i shtohet edhe kjo, ku vlerësohet artistët më të mirë për momentin.

 

Ajo ndodhet në vendin e 92-të në listën e ‘Billboard’. Në vendin e parë ndodhet Adele, kurse në top-10 janë edhe këngëtarët e famshëm, Justin Biber, Beyonce, Rihanna e Cold Play.

 

Kjo renditje është përcaktuar nga performanca e artistëve në top listat “Billboard Hot 100”, “Billboard 200” dhe “Social 50”.

 

http://www.billboard.com/charts/year-end/2016/top-artists