Lifestyle

Bebe Rexha, pjesë e jurisë në ‘The Voice  of America’

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka njoftuar se është bërë pjesë e ‘The Voice’ në Amerikë. Ky sukses i saj vjen pas realizimit të këngës “Meant to Be’, që po thyen rekorde. Ylli i popit, së bashku me dy bashkëpunëtorët e saj, Machine Gun Kelly dhe X Ambassadors, kanë performuar këngën e tyre ‘Home’ në televizonin NBC mbrëmjen e së mërkurës. Treshja e famshme ndezi skenën me super hitin. Vetë këngëtarja ka publikuar pamje në rrjetin Instagram nga pjesëmarrja e saj në këtë show televiziv.