Lifestyle

Bebe Rexha s’po i beson suksesit të vet

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha nuk po arrin të besojë sukseset të cilat është duke i shijuar së fundmi.

Pak ditë pasi u rendit e pesta në top-listën kryesore amerikane “Billboard” me këngën “Meant to Be”, Rexha ka shkruar për fansat e saj duke treguar se është e shokuar me këtë sukses, transmeton Albinfo.ch.

“Më falni që po postoj vazhdimisht, por thjesht s’mund ta besoj. Nuk mundem. Gjithmonë kam ëndërruar të jem në ‘Billboard’ dhe nuk mund ta besoj. Si? Ndihem e shtangur sikur nuk e di se çfarë po ndjej. Falënderuese por e shokuar”, ka shkruar ajo në Instagram.