Lifestyle

Bebe Rexha thotë se është ngacmuar seksualisht

Producenti i reperit Drake është duke u përballur me akuza për abuzime seksuale ndaj dy femrave, por atyre i është shtuar edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila ka treguar historinë e saj me anë të postimeve në “Twitter”, transmeton tch.

Bebe ka treguar se producenti Detail e kishte ngacmuar atë seksualisht.

“Ai e provoi edhe me mua, kur isha në fillimet e mia, por dola me vrap nga studio e tij”, shkroi Bebe Rexha në “Twitter”, përcjell albinfo.ch.

Skandali i abuzimeve seksuale ka shpërthyer në Amerikë kohët e fundit, ku shumë aktore kanë thënë se janë ngacmuar seksualisht.