Lifestyle
Bebe Rexha vazhdon kontratën me “BMG”
Kompania e njohur muzikore “BMG Music Publishing” ka njoftuar se Bebe Rexha ka rinovuar marrëveshjen e saj me kompaninë për publikimin e projekteve.
Rexha kishte nënshkruar për “BMG” në vitin 2013, kur shkroi hitin “Monster” të Eminemit dhe Rihannas. Që nga ajo kohë ajo ka grumbulluar më shumë se 11 milionë shitje të këngëve, dhe 3.35 miliardë dëgjime.
Rexha ka dominuar kohëve të fundit në top-listën “Country” amerikane me hitin “Meant to Be”.
“Të punosh dhe të shohësh shpërthimin e Bebe Rexhës gjatë viteve ka qenë krenari për ‘BMG’”, ka thënë shefi i marketingut të kompanisë, Zach Katz në një njoftim, transmeton Albinfo.ch.
“Puna e palodhshme që ka bërë është provë për suksesin e saj të madh, duke u bërë ndër tekstshkrueset më të kërkuara dhe artistet më të mira të reja sot”, ka shtuar ai.
Këngëtarja shqiptare në anën tjetër ka thënë se suksesi i saj është falë punës ekipore, duke shtuar se është tejet e lumtur për marrëveshjen.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën