E-Diaspora

Beckenbauer: „Shaqiri, lojtar madhështor, dëm që nuk luan më shumë“

“Ai sjell gjithnjë freski në lojë, sa herë që e angazhojnë të luajë. Unë e shikoj me kënaqësi se si luan pa i bërë përshtypje asgjë. Shaqiri është një talent vërtet madhështor”

 

Që nga vera e kaluar kur Xherdan Shaqiri qe shitur në Bayern për 15 milionë franga (12.5 milionë euro), ai ka luajtur në 21 ndeshje. Prej tyre 13 herë në ndeshjet kampionale, 5 herë në ndeshje për ligën e kampionëve dhe 3 herë për kupën gjermane.

Megjithëse ky është një bilanc mjaft i mirë për një fillestar në klubin e madh gjerman, ka që mendojnë ndryshe. Dhe, më i madhi prej tyre është Franz Beckenbauer, legjenda e futbollit gjerman dhe botëror, i quajtur edhe “Kaiser Franz”. Ai thotë se, duke pasur parash kualitet dhe performancën e tij, Shqiri dhej të angazhohej më shumë nga trajneri.

“Personalisht mendoj se është dëm që atij nuk i jepet shans për të luajtur më shumë. Ai luan në mënyrë shumë efektive”, ka thënë Franz për gazetën zvicerane Blick.

“Shaqiri sjell gjithnjë frymë të freskët në lojë, sa herë që e angazhojnë të luajë. Unë e shikoj vërtetë me kënaqësi se si luan pa i bërë përshtypje asgjë. Shaqiri është një talent vërtet madhështor”.