Të tjera

Begaj sërish pozitive në doping, Shqipërinë e pret dënim i rëndë

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka dalë pozitive edhe në testin e dytë anti-doping, duke bërë tani që Federata Shqiptare e Peshëngritjes të rrezikojë një dënim të rëndë.

Begaj u shpall nënkampione e botës në kategorinë deri në 69 kilogramë në Botërorin e fundit që u mbajt në SHBA, por pas testeve të para ajo rezultoi pozitive, shkruan Top-Channel.

Tani edhe testet e dyta e kanë nxjerrë pozitive, pavarësisht se FSHP vazhdimisht theksonte se sportistja është e pafajshme.

Kjo nuk është hera e parë që Begaj ka dalë pozitive në doping. Ajo ishte pozitive edhe më 2014, pas Botërorit në Kazakistan.

Pasi kjo s’është hera e parë, Shqipëria rrezikon dënim më të ashpër.