Futboll

Behrami, bëhet kapiten i Udineses?

Valon Behrami do të përqendrohet totalisht te skuadra e Udineses pas largimit nga Zvicra

Nëse Valon Behrami është fizikisht mirë, atëherë, ai është i pazëvendësueshëm. Pasi është larguar nga Përfaqësuesja e Zvicrës, ai do t’i përkushtohet tërësisht skuadrës së Udinese, shkruan ‘Blick’.

Nëse nuk pëson lëndim, ai do të jetë i pazëvendësueshëm dhe lider te skuadra italiane, thotë analisti i ‘Blick’, Kubilay Türkyilmaz.

Ato që ndodhën, nuk i ndihmojë as ekipit të Zvicrës dhe as Behramit. Dy lojtarë të rinj ia rrezikojnë pozitën, por Behrami është një luftëtar i madh, dhe me përvojën e jashtëzakonshme që ka, do të bëhet lojtar kyç, përcjell albinfo.ch.

“Unë nuk ngurroj të parashikoj se ai së shpejti do të jetë kapiten te Udinese”, thotë Kubilay Türkyilmaz.

Edhe trajneri i ri i Udineses, Julio Velazquez, e ka vlerësuar lart Behramin.