Futboll
Behrami, i vetmi nga Zvicra në katër Botërore
33-vjeçari gjithashtu ka marrë pjesë në dy Kampionate Evropiane
Valon Behrami pritet të bëhet futbollisti i parë nga Zvicra që ka luajtur në katër Kampionate Botërore, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Behrami është në listën prej 23 lojtarëve të ftuar nga Vladimir Petkoviq për Botërorin “Rusia 2018”, përcjell albinfo.ch.
33-vjeçari gjithashtu ka marrë pjesë në dy Kampionate Evropiane, derisa kur u ndëshkua me karton të kuq më 2010 kundër Kilit, ai gjithashtu u bë futbollisti i parë i Zvicrës që përjashtohet nga ndeshja.
Sidoqoftë, në Përfaqësuesen e Zvicrës ka shumë mesfushorë të dalluar dhe Behrami duhet të luftojë që të luajë nga fillimi.
Zvicra ndodhet në grup me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf