Sport

Behrami lavdëron Italinë

Ai është ndër lojtarët kyç të Zvicrës dhe i ndihmoi kësaj Përfaqësuese që të kualifikohet në 1/8, që ishte hera e parë për këtë Përfaqësuese

Mesfushori shqiptar, i cili paraqitet për Zvicrën, Valon Behrami ka lavdëruar ekipin e Italisë, duke u shprehur se janë një ekip shumë i fortë, shkruan albinfo.ch.

“Italia ka ekipin më të kompletuar dhe solid këtu”, ka thënë ish-futbollisti i Lazios, Napolit dhe Fiorentinas për “Sky Sport Italia”. “Spanja ka gjithashtu ekip të mirë, por edhe Gjermania”, ishte komenti i Behramit. Spanja dhe Italia do të ndeshen në 1/8, kurse Zvicra e Behramit do të ndeshet me Poloninë.

Ai është ndër lojtarët kyç të Zvicrës dhe i ndihmoi kësaj Përfaqësuese që të kualifikohet në 1/8, që ishte hera e parë për këtë Përfaqësuese. Për helvetikët kjo është hera e katërt që marrin pjesë në Kampionatin Evropian.