Sport

Behrami mund të kthehet në Itali

“Football Italia” raporton se skuadra italiane ka shfaqur interesim për 32-vjeçarin, i cili ka përvojë nga Serie A, pasi ka luajtur në Genoa, Lazio, Fiorentina e Napoli

 

Jo vetëm Sioni e dëshiron mesfushorin shqiptar, Valon Behrami, i cili po kalon sezonin e fundit në futbollin anglez te skuadra angleze, Watfort, shkruan albinfo.ch.

 

Siç raportojnë mediat italiane, për Behramin është e interesuar edhe Udinese. “Football Italia” raporton se skuadra italiane ka shfaqur interesim për 32-vjeçarin, i cili ka përvojë nga Serie A, pasi ka luajtur në Genoa, Lazio, Fiorentina e Napoli.

 

Behrami është edhe pjesë e Përfaqësues zvicerane dhe njëri nga lojtarët kyç të helvetikëve në vitet e fundit.