Sport
Behrami ndihmon trajnerin nga Kosova
Valon Behrami i ka mundësuar trajnerit kosovar, Gani Sejdiu, që të përcjellë nga afër punën që bëhet në skuadrën e Udineses, aty ku luan mesfushori shqiptar
Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, është shumë i lidhur me vendlindje dhe gjithmonë e ka përmendur në intervistat e tij, duke qenë krenar që është nga Mitrovica.
Së fundi, Behrami i ka mundësuar trajnerit kosovar, Gani Sejdiu, që të përcjellë nga afër punën që bëhet në skuadrën e Udineses, aty ku luan mesfushori shqiptar.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri Sejdiu, në një intervistë për “Epokën e Re”, “Jam trajner i lirë dhe nuk dëshiroj ta humbi kohën kot. Duke iu falënderuar futbollistit Valon Behrami, në mesin e muajit shkurt do të shkoj në Itali te skuadra e Udineses, ku do të qëndroj dhjetë ditë. Atje do t’i përcjell stërvitjet e këtij klubi dhe dua të pasurohem edhe me disa materiale shtesë për rolin e trajnerit”, ka thënë Sejdiu, përcjell albinfo.ch.
“Aty do t’i shoh edhe përgatitjet që i bën Udinese nga loja në lojë dhe të marrë informata më të plota për stërvitjet”, ka thënë Sejdiu.
Ai më parë ka qenë edhe te klubi i Baselit ku ka qëndruar për disa ditë për t’i parë nga afër stërvitjet e këtij klubi.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike