Sport

Behrami rikthehet në Zvicër

31-vjeçari duket se po luan edicionin e fundit në Watford. Skuadra më e interesuar për të është Sioni. Presidenti i kësaj ka thënë hapur se e dëshiron futbollistin shqiptar në skuadrën e tij

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami pritet që ta përfundojë karrierën në Zvicër. Pas mediave zvicerane edhe ato angleze janë të bindura se Behrami do të kthehet në Superligën zvicerane, përcjell albinfo.ch.

 

31-vjeçari duket se po luan edicionin e fundit në Watford. Skuadra më e interesuar për të është Sioni. Presidenti i kësaj ka thënë hapur se e dëshiron futbollistin shqiptar në skuadrën e tij.

 

Vetë Behrami ende nuk ka folur për të ardhmen e tij. Ai ka një karrierë të pasur, duke luajtur në skuadra elitare evropiane, si Genoa, Lazio, West Ham, Fiorentina, Napoli, Hamburg dhe në fund Watford.

 

Ai gjithashtu është pjesë e Zvicrës dhe paraqitet nga viti 2005, duke numëruar 73 ndeshje.