Sport

Behrami, zyrtarisht futbollist i Udineses

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami edhe zyrtarisht ka kaluar në skuadrën e Udineses

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami edhe zyrtarisht ka kaluar në skuadrën e Udineses. Njoftimi është dhënë edhe në faqen e klubit, raporton albinfo.ch.

“463 ndeshje në karrierë, 224 prej tyre në Itali, përvojë ndërkombëtare në Premierligë, Bundesligë, Kupat e Evropës, dhe ekipin kombëtar të Zvicrës, 32-vjeçari pritet të jetë vendimtar në kampionat, ky është Valon Behrami, që është tani lojtari i ri i Udineses”, thuhet në njoftim.

Behrami ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare dhe kaloi nga skuadra e Watfordit. Palët nuk kishin shumë problem për të finalizuar marrëveshjen, pasi kanë pronar të njëjtë.

Behrami ka luajtur edhe në Lazio, Fiorentinë, Napoli e West Ham United.