E-Diaspora

Behramit ia vjedhin orën

Valon Behrami ka mbetur pa orën "Hublot", e cila kushton jo më pak se 7 mijë euro

Mesfushori shqiptar që luan në Napoli është tmerruar nga një plaçkitje nën kërcënimin e armëve në Itali. Ngjarja kishte nodhur në qendër të Napolit.

Futbollisti kosovar me pasaportë zvicërane, Valon Behrami ishte duke dalur nga një market në rrugën “Riviera di Chiaia” në Napoli,  kur dy persona të armatosur e ndalën motoçikletën e tyre nën kërcënimin e armëve duke kërkuar nga ai një orë dore të tipit “Hublot”, në vlerë rreth 7 mijë euro, transmeton “Gazzetta dello Sport”  .

Hajnat ia morën orën e dorës Behramit.

Behrami menjëherë kishte paraqitur rastin në polici ndërsa ka thënë të jetë tmerruar. Por, hajnat kishin ikur në drejtim të panjohur..