Lajme

Bekim Jashari, kandidat i pavarur për kryetar të Skenderajt

Bekim Jashari, anëtari i familjes legjendare Jashari, do të kandidojë për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet e 22 tetorit si kandidat i pavarur.

Siç raporton RTV21, kjo kandidaturë ka bërë që dega e PDK-së të mos garojë dhe të përkrahë kandidaturën e Jasharit.

“Për shkak të kandidaturës së Bekim Jasharit si kandidat i pavarur të gjithë kandidatë e PDK-së dega në Skenderaj kanë hequr dorë nga kandidati për kryetarë të komunës së Skenderajt”, ka thënë një burim  për rtv21.tv.

Skenderaj është udhëhequr vazhdimisht nga PDK-ja.