Futboll
Bekim Zogaj paraqitet me sukses në Ligën e Evropës
Zogaj ka qenë gjyqtari i katërt në ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Nice dhe Krasnodar, të zhvilluar në Francë
Gjyqtari shqiptar i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Bekim Zogaj, ka arritur edhe një sukses në garat ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Zogaj ka qenë gjyqtari i katërt në ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Nice dhe Krasnodar, të zhvilluar në Francë. Gjyqtar i parë ishte zvicerani Sandro Scharer, i ndihmuar nga asistentët Jean-Yves Wicht dhe Johannes Vogel, kurse Zogaj ishte i katërti.
Nice shënoi fitore 2:1 edhe pse ishte duke humbur, megjithatë, nuk vlejti shumë, pasi skuadra franceze ishte eliminuar më herët.
Ky është edhe një sukses për gjyqtarin shqiptar, i cili ka referuar në Superligën zvicerane, por edhe në gara të rëndësishme evropiane.
Javë më parë drejton edhe ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve për të rinj.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriBekim Zogaj
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Gjyqtar futbolli
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit