Lajme

Bendet Adili 14 vjeç, i plagosur nga sulmi terrorist në Gjermani

Adili i është nënshtruar një operacioni në fyt, ndërsa mjekët gjerman thonë se ai tashmë është jashtë rrezikut për jetë

Benet Adili nga Konçuli i Bujanocit, është njëri nga shqiptarët, deri tash të vetëm, që ka pësuar mbrëmë nga sulmi i djeshëm në Munih të Gjermanisë, ku u vranë 9 persona dhe shumë të tjerë u lënduan. Adili i është nënshtruar një operacioni në fyt, ndërsa mjekët gjerman thonë se ai tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Benet Aili është 14 vjeç dhe jeton në gjermani bashkë me familjen. Ai kishte qëlluar më qendrën tregtare ku ndodhi sulmi dhe nga sulmuesit ishte lënduar në fyt dhe në pjesën e poshtme të abdomenit, në veshkë, citojnë medie lokale në Luginën e Preshevës “bujanoci net”.

Ndryshe, të paktën nëntë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur në të shtënat në një qendër tregtare në qytetin gjerman të Munihut. Policia tha se të paktën tre persona të armatosur kanë qenë të përfshirë në sulmin në qendër Olympia – Einkaufszentrum – dhe ka paralajmëruar se ata janë ende në arrati.

Hetuesit thonë se situata aktuale është emergjente dhe se kjo ka ndezur operacionin më të madh policor në Munih për më shumë se një dekadë. Ndërkaq revista me bazë në Munih Focus raporton se një nga autorët vdiq pasi ka bërë vetëvrasje në kokë jashtë qendrës, duke cituar burime policore.