E-Diaspora

Bendriti Bajra shprehet për “Shqipërinë e Madhe”

"Pastaj Thaçi e mbajti një fjalim dhe e shpalli Kosovën të pavarur. Ne të gjithë ishim të ekzaltuar”, thotë ylli i mediave sociale, Bendrit Bajra duke kujtuar 17 Shkurtin 2008

20minuten.ch ka hapur nje rubrikë të veçantë, të përkohshme në të cilën u kërkon lexuesve të shprehen se si e kanë përjetuar 17 Shkurtin, ditën kur është shpallur pavarësia e Kosovës. Ylli i ri i mediave sociale, Bendrit Bajra është shprehur i pari. Ai në prononcimin e tij me video flet “fjalë të mëdha”, duke u shprehur veç tjerash se “sikurse shumë të tjerë”, edhe ai është për “Shqipërinë e Madhe”. Vetëm se nuk mund të kuptohet qartë nëse ai me këtë rast është në elemntin e vet (si humorist) apo e ka njëmend…

“Ishte një e diele dhe ne të gjithë ishim në shtëpi, në Schwamendingen të Cyrihut. Babai shikonte lajmet shqiptare”, kujtohet Bendrit Bajra, ylli me rrënjë shqiptare i mediave sociale të Zvicrës, në rrëfimin e tij për 20minuten.ch me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në fillim ai nuk e kishte kuptuar për çfarë bëhej fjalë kështu që babai ishte detyruar t`ia sqaronte. “Por pastaj Thaçi e mbajti një fjalim dhe e shpalli Kosovën të pavarur. Ne të gjithë ishim të ekzaltuar”.

Brenda pak minutave të gjithë u hipën veturave dhe u nisën duke u rënë sirenave, transmeton albinfo.ch. “Dukej sikur çdo gjë të kishte qenë e planifikuar dhe vetëm unë nuk dija asgjë”; thotë sot Bajra. Pastaj u tha se të gjithë do të takoheshin në Helvetiaplatz. E gjithë familja dhe unë shkuam atje. Kur ne mbërritëm, sheshi tashmë ishte i mbushur përplot. Kosovarët u binin sirenave dhe vallëzonin. Ishte një festë shumë e madhe.

Prej atëherë Kosova ka pasur zhvillime. “Po shkon përpara, ndonëse ngadalë por nuk është e thjeshtë që një shtet kaq të ri ta çosh shpejt  përpara”, thotë Bajra. Ndërsa ai shton se dëshira e tij më e madhe është “Shqipëria e Madhe! “Ashtu sikurse shumë të tjerë edhe unë ëndërroj për Shqipërinë e Madhe”, shprehet ai.

Ndërsa për atë se çfarë pret që në dhjetë vitet e ardhshme duhet të përmirësohet patjetër, ai thotë me humor: faturat e energjisë elektrike, përcjell albinfo.ch. “Kam përshtypjen se atje i përshtatin çmimet me sezonin e verës, kur shumë nga Zvicra dhe shtetet tjera i bëjnë atje pushimet. Unë për shembull, faturën e fundit e kam paguar 700 euro.

Bajra edhe këtë vit e feston ditën e pavarësisë së Kosovës për fillim me familjen e tij. Pastaj ai do të dalë. “Do të rri te prindërit deri rreth mesnatës kur ata do të flenë. Pastaj shkoj në Rinora 4. Vitin e kaluar atje ishte përplot”.

Në këtë link mund ta shikoni videon:

VIDEO

 

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/bendriti-bajra-shprehet-per-shqiperine-e-madhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.