Kosova
Beqaj thotë se autostrada Prishtinë-Shkup kryhet deri në fund të vitit
Pas takimit që ka pasur me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, ka thënë se Kosova e kryen në fund të vitit autostradën për Shkup
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shkup, ku ka pasur një varg takimesh të rëndësishme.
Ai pas takimit që ka pasur me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, ka thënë se Kosova e kryen në fund të vitit autostradën për Shkup.
Ministri Beqaj tha se shpreson që edhe Maqedonia do të lëvizë shpejt në drejtim të ndërtimit të autostradës që lidh të dyja vendet, pasi pala kosovare po lëviz shpejt në drejtim të përfundimit të autostradës deri në kufi. Ndërsa, ministri Bekteshi ka theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dyja vendeve.
Bekteshi ka thënë se edhe autostrada Shkup-Bllacë, sipas gjithë projeksioneve, do të fillojë të ndërtohet gjatë 6-mujorit të vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?