E-Diaspora

Berisha: Gjithmonë kam ëndërruar t’ia shfaq botës bukurinë shqiptare

Fotografi kosovar me famë botërore, Fadil Berisha, ka thënë se lufta e Kosovës ia ka ndërruar jetën

Ai ka thënë se gjithçka kishte nisur kur një grup studentësh kishin shkuar tek ai në zyrë për t’iu ndihmuar që të nisnin një kampanjë për t’ia treguar botës krimet, me të cilat po përballeshin shqiptarët.

Ai në një intervistë për emisionin Interaktiv të KTV-së ka folur edhe për punën e presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke treguar se me të, kur ishte pronar i kompanisë së modës, ka punuar vazhdimisht në realizimin e fotografive dhe se Trumpi i kërkonte komente për çdo fotografi, përcjell albinfo.ch.

“Kur nuk fitoi Miss Kosova, ai më tha se Marigona është dashur të fitonte. Nuk ishte në duar të tij. Ky më tha të mos mërzitem se do t’i japë kontratën e modelizmit asaj. Ajo ka punuar për shumë gjatë në kompaninë e tij, por tash është bërë nënë”, ka thënë Berisha. Ai ka treguar se ka realizuar fotografi edhe të gruas dhe ish-gruas së Trumpit si dhe vajzave të tij. Berisha ka folur edhe për përpjekjet që të shfaqte para botës bukurinë kosovare. “Gjithmonë e kam ëndërruar që t’ia shfaq botës bukurinë shqiptare. Nuk doja që bota të na shihte më ndryshe. Kur isha i vogël i kisha thënë vetes që do ta bind botën se shqiptarët janë të bukur”, ka përfunduar Berisha.