Futboll

Berisha huazohet për një vit nga FC Magdeburg

Klubi i ligës së dytë gjermane FC Magdeburg ka arritur të huazojë për një vit sulmuesin shqiptar Mergim Berisha për një sezon nga kampioni austriak Red Bull Salzburg, shkruan albinfo.ch, duke u mbështetur te faqja zyrtare e Red Bull Salzburg.

Shqiptari i cili është lindur në Berchtesgaden , së fundi luante për klubin e ligës së parë austriake LASK Linz – gjithashtu nën huazim.
Për Linz ai shënoi pesë gola në 18 lojë. Të mërkurën ai është parë në Magdeburg duke u stërvitur.