Sport

Berisha i jashtëzakonshëm, kthehet nga lëndimi dhe titullar

Për paraqitjen e tij është vlerësuar me notën 6, duke dëshmuar edhe një herë se është i padiskutueshëm në Atalanta dhe në Kombëtaren shqiptare

Etrit Berisha është rikthyer në kohë rekord nga lëndimi, derisa menjëherë si është rikthyer, ka qenë titullar për Atalantan, e cila iu rikthye fitoreve në Serie A, shkruan albinfo.ch.

“Gardiani” kuqezi mori sërish vendin e titullarit pas operacionit në meniskun e gjurit të djathtë që e la jashtë fushave për rreth gjashtë javë. Ai u ndëshkua në minutën e 62-të nga Pellisier pas një pozicioni jashtë loje, megjithatë ekipi i tij arriti një sukses që e rikthen në garë për një vend në Kupat e Evropës.

Ajo që ka fascinuar mediat italiane është se ai ka ulur në stol portierin Sportiello, duke treguar qartë se portieri prishtinas është zgjedhja e parë tek Atalanta.

Për paraqitjen e tij është vlerësuar me notën 6, duke dëshmuar edhe një herë se është i padiskutueshëm në Atalanta dhe në Kombëtaren shqiptare.