Sport

Berisha, i pandalshëm në Australi

Për Besart Berishën, këta ishin golat numër 15 dhe 16 në këtë edicion, duke dëshmuar se është në momentin më të mirë në karrierën e tij

Sulmuesi nga Prishtina, Besart Berisha nuk ndalet së shënuari në kampionatin australian. Ai edhe një herë ishte futbollisti kryesor i skuadrës së tij, Melboune Victory në fitoren bindëse ndaj Central Cost me rezultat 3:0, shkruan albinfo.ch.

 

Berisha realizoi dy herë, fillimisht në minutën e 25-të me golin që zhbllokoi ndeshjen e më pas me atë që vulosi suksesin e mysafirëve në shtesë (91’).

 

Për Berishën, këta ishin golat numër 15 dhe 16 në këtë edicion, ndërsa Melbourne qëndron tetë pikë pas Sidneyt kryesues kur janë luajtur 20 ndeshje në A-Ligën australiane.

 

http://www.dailymotion.com/video/x5cf2wl_central-coast-mariners-0-3-melbourne-victory-highlights-goals-a-league-19-02-2017-hd_sport