Futboll

Berisha i jashtëzakonshëm, shënon tre gola në Australi

Me tre golat e shënuar, Besarti ka arritur në kuotën e 12 golave në kampionat ku ka edhe katër asistime

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha ka vazhduar me formë të jashtëzakonshme në kampionatin australian.

Ylli nga Kosova ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Melbourne Victory në ndeshjen ndaj Central Coast Marines, ku skuadra e tij ka shënuar fitore me rezultat 5:2, përcjell albinfo.ch.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Victory, derisa më meritori ishte sulmuesi nga Prishtina me tre gola të shënuar.

Ai fillimisht shënoi në minutën e 25-të për të vazhduar në pjesën e dytë, ku realizoi golin e dytë personal, në minutën e 54-t për 3:0, dhe het-trikun e realizon 20 minuta më vonë për 4:0.

Pas kësaj fitore të rëndësishme, Melbourne zë pozitën e tretë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara.

Me tre golat e shënuar, Besarti ka arritur në kuotën e 12 golave në kampionat ku ka edhe katër asistime.