E-Diaspora

Berisha, kandidati i parë shqiptar në zgjedhjet kantonale në Fribourg

Ibrahim Berisha është shqiptaro-zvicerani i parë që kandidon për zgjedhjet e Parlamentit kantonal që mbahen në nëntor të këtij viti në Fribourg.

img_9769

Ibrahim Berisha, politikan i ri zviceran me prejardhje shqiptare, është kandidati për Parlamentin kantonal të Kantonit Fribourg në zgjedhjet që do të mbahen më 6 nëntor.

Politikani me rrënjë nga Rahoveci i Kosovës kishte fituar të drejtën të kandidohet vetëm pasi kishte marrë pasaportën zvicerane me propozimin e Thierry Steiert, kryetar aktual i qytetit të Fribourgut.

Ndërkohë me politikë ishte angazhuar që prej vitit 1992, por aktiv me Partinë Socialiste prej vitit 2009.

“Me PS jam se është partia që i mbron të drejtat e të gjithëve në territorin e Zvicrës, pa marrë parasysh ngjyrën, kombin, fenë apo vendin nga ata vijnë”, thotë në një prononcim për albinfo.ch Ibrahim Berisha.

45-vjeçari shpreson në mbështetjet e elektoratit shqiptar në këtë kanton.

“Votat për mua do të vijnë nga shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Fribourg, por edhe nga zviceranët ngase prej 2007-ës punoj në gastronomi dhe me punën time kam gëzuar përkrahjen e të gjithëve”, thotë më tutje Berisha.

Kandidati shqiptar i PS-së tha se në fokus të angazhimit të tij politik, nëse zgjedhet deputet kantonal, do të jenë interesat e komunitetit shqiptar në Zvicër.

“Nëse zgjedhem si deputet, prioritet imi kryesor janë shqiptarët: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Bujanoc, për mbrojtjen e drejtave të tyre në kantonin e Fribourgut”, tha Berisha.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/berisha-kandidati-i-pare-shqiptar-ne-zgjedhjet-kantonale-ne-fribourg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.

 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemriIbrahim Berisha
  • Prejardhja:Kosovë (Rahovec)
  • Vendi ku vepron:Zvicër (Friburg)
  • Profesioni:Gastronom/Politikan