Futboll
Berisha mungon ndaj Shqipërisë
Ai ka bërë të ditur për mediat se nuk do të jetë në miqësoren e konfirmuar tashmë kundër Shqipërisë, më 29 maj në Cyrih
Mesfushori i Salzburgut, Valon Berisha do të mungojë sërish në miqësoren që Kosova do ta luajë kundër Shqipërisë, më 29 maj në Cyrih.
Berisha ka munguar edhe në dy ndeshjet e kaluara miqësore kundër Burkina Fasos dhe Madagaskarit, që do të thotë se i duhet të presë ende për t’u njoftuar me idetë dhe punën e përzgjedhësit, Bernard Challandes, shkruan “RTK”.
Ai ka bërë të ditur për mediat se nuk do të jetë në miqësoren e konfirmuar tashmë kundër Shqipërisë, më 29 maj në Cyrih, por as në miqësoren e mundshme me Bregun e Fildishtë, pasi vuan nga lëndimi i kyçit të këmbës, përcjell albinfo.ch.
Valon Berisha është shpallur dy vite radhazi futbollisti më i mirë i Kosovës nga FFK-ja, derisa sivjet ka qenë ‘motori’ i Salzburgut në arritjen deri te titulli i kampionit në Austri, por edhe në rrugëtimin deri në gjysmëfinale në Ligën e Evropës ku u eliminuan nga Marseille.
Paraqitjet e mira të 25-vjeçarit në këtë edicion kanë zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane dhe ka gjasa që ai gjatë afatit kalimtar të ndërrojë skuadër dhe kampionat.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit