Sport

Berisha në formacionin e javës në Itali

Portieri shqiptar për herë të parë ka hyrë në formacionin e javës në këtë sezon

Etrit Berisha është njëri nga portierët më të mirë në Itali. Ai shkëlqeu edicionin e kaluar, por po shkëlqen edhe në këtë sezon, shkruan albinfo.ch.

Berisha me pritjet spektakolare ndaj Sassuolos në fundin e ndeshjes, jo vetëm që i dha fitoren Atalanta-s, por siguroi një vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin italian.

Portieri nga Prishtina është zgjedhur në 11-shen më të mirë duke lënë pas shumë emra të njohur të futbollit italian. Sipas mediave italiane, ai ishte më shumë vendimtar edhe sesa Thomas Strakosha, i cili bëri pritje të mira ndaj Milanit, por nuk kishte aq shumë punë sa Berisha.

Në formacionin e javës 3-4-3, përpara Berishës qëndrojnë Skriniar, Astori dhe Benatia, ndërsa mesfusha përbëhet nga Alberto, Veretut, Barela dhe Verdi. Në sulm qëndrojnë Dybala, Cajehon dhe Immobile.