Sport

Berisha në garë për portierin e vitit

UEFA ka hapur një sondazh se kush do të jetë portieri më i mirë për sezonin e ri në Ligën e Evropës dhe Berisha momentalisht ndodhet në vendin e parë

 

Etrit Berisha ishte njëri nga portierët më të mirë në Itali sezonin e shkuar me Atalantan, që siguroi pjesëmarrjen në garat e Ligës së Evropës, shkruan albinfo.ch.

UEFA ka hapur një sondazh se kush do të jetë portieri më i mirë për sezonin e ri në Ligën e Evropës dhe Berisha momentalisht ndodhet në vendin e parë.

Në këtë listë janë edhe Petr Cech, Anthony Lopes dhe Sergio Asenjo. Me anë të ‘emojeve’ mund të votoni për portierin më të mirë, kurse Berisha mund të votohet ‘like’.

Nga 11 mijë vota deri më tani, Berisha ka marrë 5.7 mijë, duke qenë në vendin e parë.

 

Top goalkeeper in the 2017/18 #UEL? Vote for your favourite using the emojis! Petr Čech ❤️Anthony LOPES ?Etrit Berisha ?Sergio Asenjo ?

Publiée par UEFA Europa League sur Mardi 4 juillet 2017