Sport

Berisha në Ligën e Evropës

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka qenë njëri më të merituarit për suksesin e Atalantës që ka siguruar garat në Ligën e Evropës

Atalanta ka pasur sezonin më të mirë në histori, dhe ka siguruar një vend që edicionin e ardhshëm të marrë pjesë në Ligën e Evropës, shkruan albinfo.ch.

Një nga më meritorët për këtë sukses të skuadrës zikaltër ishte edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Berisha u huazua nga Lazio, megjithatë ka qenë një nga pikat më të forta për Atalantan që i ka befasuar të gjithë këtë sezon.

Me barazimin e fundit 1:1, Atalanta edhe matematikisht ka siguruar një vend për Ligën e Evropës. Berisha ende nuk ka vendosur për të ardhmen, megjithatë edhe nëse kthehet në Lazio, gjithashtu do të luajë në Ligën e Evropës, pasi kjo skuadër është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë.