Sport

Berisha pritet të largohet

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha pritet të largohet nga Lazio. “Express.co.uk”, shkruan se kryetari i klubit, Claudio Lotito dëshiron t’i shesë pesë futbollistë gjatë verës ndër ta edhe portieri nga Prishtina.

Lojtarët tjerë të cilët pritet të largohen janë Antonio Candreva, Eddy Onazi, Marco Parolo, dhe Santiago Gentiletti, shkruan albinfo.ch.

Etrit Berisha nuk po ka vend në ekip e parë edhe pas ndërrimit të trajnerit dhe kështu ai pritet të largohet nga kryeqyteti italian. Mirëpo, kjo pritet të ndodhë pas Kampionatit Evropian. Shqipëria për herë të parë u kualifikua në një Evropian dhe Berisha ishte ndër më të merituarit.