Futboll

Berisha realizon ëndrrën te Lazio

Valon Berisha është prezantuar te skuadra italiane

Futbollisti nga Kosova, Valon Berisha, është prezantuar zyrtarisht të martën te Lazio, shkruan albinfo.ch.

“Me kënaqësi ju njoftoj se kam nënshkruar me Lazion. Çfarë dite për mua dhe familjen time”, është shprehur mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës.

Ai ka realizuar ëndrrën e tij. “Kush do ta imagjinonte se një fëmijë i vogël nga një qytet i vogël në Norvegji (Egersund) do të arrinte në qytetin e madh të Italisë (Romë). Ëndrrat bëhen realitet”, ka theksuar tutje mesfushori.

“Mezi pres t’i takoj bashkëlojtarët e mi te Lazio, mezi pres të filloj, tash nis puna e madhe. Forca Lazio”, ka shkruar Valon Berisha, i cili u transferuar nga Salzburgu.

Ai është transferuar me kërkesën e drejtorit sportiv Igli Tare. Më herët ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, kishte transferuar Riza Durmishin, kurse pjesë e Lazios gjithashtu është edhe portieri kuqezi Thomas Strakosha.

Me kërkesën e Tares në Lazio më herët ishin transferuar Lorik Cana dhe Etrit Berisha.