Sport

Berisha shënon në fitoren e Melbournet

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, ka shënuar edhe një herë për skuadrën e tij Melbourne Victory në Australi.

Victory fitoi 3:0 ndaj Adelaide Unitedit në javën e 21-të të A-League, me Berishën që shënoi golin e tretë të takimit. Ai shënoi në minutën e 59-të duke dribluar mbrojtjen mysafire.

Në tabelën e ligës kryesore australiane, Melbourne Victory është i katërti me 20 pikë prapa liderit. Ky ishte goli i nëntë i Berishës në këtë edicion.

https://www.facebook.com/gomvfc/videos/10150981489569944/