Sport

Berisha vazhdon me Atalantën

Portieri kuqezi, Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën me Atalantën, ku sezonin e kaluar kishin paraqitje të jashtëzakonshme

E ardhmja e portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është vendosur, shkruajnë mediat italiane, përcjell albinfo.ch.

Skuadra zikaltër do të paguajë pesë milionë euro për shërbimet e portierit të lindur në Prishtinë, i cili do të vazhdojë me Atalantën.

Ai ishte i huazuar nga Lazio, ku shkëlqeu për Atalantën, duke ia siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, duke qenë befasia më e këndshme në Kampionatin italian.

Edhe zyrtarët e Atalantës janë shprehur të kënaqur që do të vazhdojnë me Etrit Berishën.