Shkurt.ch

Bernë, kontrollohen sallonet për prerjen e flokëve

Autoritetet e Bernës kanë inspektuar përsëri disa sallone, ku prerja e flokëve ofrohet me çmime jashtëzakonisht të ulëta.

Nuk u gjetën indikacione të drejtpërdrejta të shfrytëzimit, por dyshime për kushte të pasigurta të punës.

Vetëm tre muaj më parë, katër sallone të tjera të flokëve u kontrolluan në qytet.

Këto dyqane duket se kanë rënë në sy të autoriteteve, sepse ofrojnë prerje të flokëve me çmime jashtëzakonisht të ulëta, shpesh nën 20 franga, në vendet ku qiraja mujore mund të jetë disa mijëra franga.

Dyshimi: Çmimet e tilla të dumpingut janë të mundshme vetëm nëse pagat e punëtorëve janë jashtëzakonisht të ulëta.

Inspektimet e kryera nga Inspektorati policor gjithashtu u zhvilluan në kontekstin e një lufte në rritje kundër trafikimit me qenie njerëzore, përcjell albinfo.ch.

Trafikimi i qenieve njerëzore dhe shfrytëzimi i punës janë të ndërlidhura ngushtë.

Tani Zvicra do të luftojë më shumë shfrytëzimin e fuqisë punëtore dhe të identifikojë viktimat e mundshme të trafikimit.

Nuk kishte tregues të drejtpërdrejtë të trafikimit të qenieve njerëzore gjatë inspektimeve të kryera në qytetin e Bernës, raporton “10 vor10” në Srf. Sidoqoftë, ka pasur disa dyshime për kushtet jo të mira të punës.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/berne-kontrollohen-sallonet-per-prerjen-e-flokeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.