Integrimi

„Bernetz”, rrjeti i migrantëve të kualifikuar

Qendra për Integrimin e qytetit të Bernës ka nisur një projekt të ri. Bëhet fjalë për „Bernetz” dhe i dedikohet emigrantëve të kualifikuar që nuk kanë gjetur ende një punë që përshtatet me profesionin e tyre në Zvicër.

Qyteti i Bernës synon të mbështesë migrantët e kualifikuar, duke krijuar rrjetin e ekspertëve për t’i përshtatur njohuritë e tyre me tregut zviceran të punës. Ky program do të zgjasë 12 muaj.

Projekti pritet të fillojë në dhjetor, ndërsa afati i regjistrimit është i hapur deri më 18 tetor. Të gjitha informacionet e tjera mund të gjenden në dokumentin e mëposhtëm.

Për më shumë informacione më 31 gusht, Qendra për Integrim e qytetit të Bernës organizon “Ditë me dyer të hapura” për të gjithë të interesuarit.

http://www.bern.ch/stadtverwaltung/bss/kintegration/fintegration/bernetz-berufliche-netzwerke