Deputeti i Wilit, Arbër Bullakaj
Sport
Besa luan turnirin tradicional në stadiumin e vjetër të FC St. Gallenit
Koha e brishtë e me të reshura të shpeshta shiu nuk i kishte ndaluar të rinjtë e St. Gallenit për të marrë pjesë në turnirin tradicional të futbollit që e organizon për çdo vit ekipi shqiptar, FC Besa.
I njohur si njëri ndër ekipet më të vjetra të diasporës shqiptare në Zvicrë, Besa, ka organizuar gjatë ditës së shtunë dhe të diel, turnirin në fushën e vjetër të Sankt Gallenit, në Espemoos, para dhjetëra futbolldashësve.
Kjo fushë e pajisur me një tribunë të mbuluar për shikuesit, ishte ideale për t’i ikur motit të brishtë e me shi, ku pjesëmarrësit që luanin herë pas here nëpër shi, gjenin strehë nën mbulojat e stadiumit ku për shumë vite kishte qenë arenë e përmballjëve të ekipeve nga Superliga zvicerane.
Mes shumë futbollistëve te rinj dhe muzikës popullore që luhej live në ambient të hapur, musafir i këtij turniri ishte edhe lojtari i përfaqësuesës së Kosovës, Kristian Nushi, i cili këtë turnir e vlerësoi si një ngjarje të mirë ku bashkohen bashkatdhetarët për të kaluar një fundjavë relaksuese me futboll.
Kandidati për zgjedhjet nacionale, Arbër Bullakaj, e vlerësoi turnirin e Besës si një ngjarje të rëndësishme që mbledhë rininë në këtë eveniment sportiv e relaksues.
Me 21 ekipe të regjistruar për pjesëmarrjeje të ndara në pesë grupe, në finale u përballën Ludoviku dhe kafeteria Dior.
Ludovik e fitoi ndeshjen me rezultat 2-0. Vendin e tretë mori Lojani. Kurse lojtari më i mirë i shpallë, Adrian Morina.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe