Sport

Besart Berisha ka nënshkruar kontratë të re me Melbourn Victory

Besart Berisha është pjesë e Melbourn Victory që nga viti 2014 dhe deri me tani ka shënuar 66 gola për skuadrën australiane

Futbollisti i Kosovës ka arritur marrëveshje të re dhe do të veshë fanellën e skuadrës australiane deri në fund të sezonit 2018/2019, transmeton albinfo.ch. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Melbournit, e cila ka bërë të ditur se e ka blinduar golashënuesin më të mirë në histori të futbollit australian.

Pasi nënshkroi zgjatjen e kontratës, Berisha deklaroi se besimi që ka te udhëheqësit e skuadrës, te trajneri dhe bashkëlojtarët, e kanë shtyrë të mbetet pjesë e Melbournit. Ai e ka quajtur privilegj të luajë ende për Melbournin dhe ka theksuar se synon të hyjë në histori me këtë klub.

Besart Berisha është pjesë e Melbourn Victory që nga viti 2014 dhe deri me tani ka shënuar 66 gola për skuadrën australiane. 32 vjecari ka hyrë në histori të futbollit australian, duke u bërë futbollist i parë që shënon më shumë se 100 gola.