Sport
Besën e Zvicrës e pret sot një sfidë e vështirë
Besa e shqiptarëve të Sankt Gallenit starton sezonin pranveror të futbollit zviceran me përforcime shumë të rëndësishme për skuadrën. Sivjet ata festojnë 25 vjetorin e themelimit të klubit që garon në kampionatin e futbollit zviceran.
Besa e shqiptarëve të Sankt Gallenit starton sezonin pranveror të futbollit zviceran me përforcime shumë të rëndësishme për skuadrën.
Sot ata do të përballen me një ekip shumë të vështirë pë t’i marrë pikë. Kundërshtari i tyre, FC Rebstein, është ekip që ka garuar vitin e kaluar në ligën e dytë, kurse FC Besa vjen nga liga e katërt dhe të dyja skuadrat synojnë ligën e dytë bashkë me ekipin që mban aktualisht vendin e parë, Diepoldsau-Schmitter.
Besa aktualisht mban vendin e dytë me 22 pikë të tubuara dhe është në formën më të mirë që ka njohur klubi ndonjëherë. Sivjet ata shënojnë jubileun e madh të klubit, 25 vjetorin e themelimit, prandaj kanë marrë të gjitha masat, me përforcime të rëndësishme, që kampionatin futbollistik të ligës së tretë në grupin dy, të shpallen kampion, nga ku automatikisht ekipi Besa do të bëhet pjesë e ligës së dytë të futbollit zviceran.
„FC Besa është e motivuar për lojën e parë të sezonit pranveror, kur luajmë në shtëpi, në stadiumin Espenmoos, tregojmë gjithmonë lojë të mirë dominuese dhe lojtarët japin maksimumin në fushë“, thotë sekretari organizativ i klubit, Kushtrim Koprani, i cili përballjen ndaj Rebstenit e konsideron të vështirë, ngase ekipi musafir ka një përvojë të mirë loje nga koha kur ka garuar në ligën e dytë.
„FC Rebstein vitin e kaluar ka ra prej liges së dytë kurse ne kemi hypur nga liga e 4, dhe këto dy ekipe sot luftojnë për ngritje në ligën e dytë“.
Sipas Kopranit Besa do të dalë sot me pikë të plota. „Pauzën dimërore Besa e ka shfrytëzuar për të punuar në aspektin fizik dhe mental, në mënyrë që fillimi të jetë i suksesshëm“, tregon ai.
Para se të fillojë kampionati, Besa ka zhvilluar katër ndeshje testuese dhe në të gjitha paraqitjet ka treguar lojë të mirë duke i mbyllur përballjet me fitore dhe dominim të plotë ndaj kundërshtarit.
Nga këto ndeshje testuese, trajnerët, Arben Frrokaj dhe Agim Binaku, kanë pasur rastin poashtu ti testojnë lojtarët e rinj që konsiderohen shtylla të forta në rrugën e klubit për ta mbyllur sezonin si kampion të ligës së tretë.
FC Besa sivjet është përforcuar me lojtarët: Dominik Simani nga FC Otmar (liga e tretë), Vincenc Lazraj nga FC Gossau (liga e parë), kroati Zoki Krnjic nga FC Steinach (liga e dytë), Gazmend Morina (ish junior i FC Beses) nga Herisau (liga e tretë), Zef Nushi nga FC Uzwil (liga e dytë ndërregjionale) dhe Dardan Shefkiu nga SC Brüehl (A-Meister).
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih platforma “Putpuri”, nga Prishtina Të premten, më 5 prill, platformë botuese e pavarur dhe nisma bashkëpunuese ndërmjet Prishtinës dhe Cyrihut,...
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave
Jeta në Zvicër
-
Trafiku i dendur edhe sot, bllokohen autostradat zvicerane Ngarkesat në komunikacion vazhdojnë edhe të premten në Zvicër gjatë festave të Pashkëve, përcjell albinfo.ch. Bllokimi...
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar